Burimi:
Gijotina.com

Dhunuan oficerët e BKH-së, arrestohen dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër (Emrat)
👁11131
Policia e Fierit ka arrestuar tre persona në lidhje me përplasjen e regjistruar ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, ku njerëzit e biznesmenit dhe ish-kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj kanë dhunuar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime për mediat bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, si dhe shtetasit Gerald Kollçaku. “Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë...