Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhunuan bashkëmoshatarin, nisin hetimet për tre të miturit në Lezhë
👁7142
Një 17-vjeçar dyshohet se është dhunuar nga tre bashkëmoshatarë në Lezhë. Sipas policisë, i riu është goditur me grushte nga dy djem 17-vjeçar dhe nga një tjetër 16 vjeç. Të paqarta mbeten rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një konflikt të çastit mes të miturve. Për tre të dyshuarit, Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin. Top Channel