Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunoi për vdekje të moshuarin që nuk i shiti alkool, dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj
Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg Ilir Nukajn, i cili dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi, pas një konflikti të ndodhur në tetor të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi më 13 tetor 2023, në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Sipas hetimeve, konflikti nisi pasi Rustemi nuk pranoi t’i shiste alkool të pandehurit, i cili reagoi me dhunë fizike duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën. Prokuroria e Fierit e akuzoi Nukajn për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, ndërsa kërkoi dënimin e...