Dhunoi kamarierin 18 vjeçar/ Pezullohet nga detyra oficeri i policisë, ndërhyn pronari i lokalit, nënkomisari përfundon në spital

Dhunoi kamarierin 18 vjeçar/ Pezullohet nga detyra oficeri i policisë, ndërhyn pronari i lokalit, nënkomisari përfundon në spital

Një situatë e paprecedentë ndodhi në Vlorë një natë më parë, ku një officer policie dhunoi një kamarier. Sipas njoftimit zyrtar, pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar Ardian Isufi, me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të...