Dhunoi Eduart Kuçin, policia: Jozefin Marku do përballet me 5 akuza, dy të tjerë janë në kërkim
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqet një konflikt fizik mes disa personave dhe ku pretendohet se është dhunuar ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Eduard Kuçi. Pas verifikimeve të kryera, Policia ka bërë të ditur se ngjarja e filmuar ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndaluar këngëtarin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Jozefin Marku, 30 vjeç, i njohur ndryshe si Joz Marku. Sipas Policisë, ndaj tij rëndojnë pesë akuza: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. Në kuadër të të njëjtit hetim...
Burimi:
gijotina.com