Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunoi bashkëshorten/ Policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit (Emri)
Mbrëmjen e kësaj të marte, policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin Kastriot Omeri, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje. Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit. Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas. Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet...