Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte
👁6324
Një 28-vjeçar është dhunuar në Tiranë. I riu ka denoncuar në polici se te kryqëzimi i rrugës “Karl Gega” me rrugën “Reshit Petrela”, 2 persona që nuk i njeh, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre “Më datë 14.05.2025, ka kallëzuar shtetasi K. K., 28 vjeç, se më datë 13.05.2025, te kryqëzimi i rrugës “Karl Gega” me rrugën “Reshit Petrela”, 2 shtetas që nuk i njeh, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.