Dhunohet Genard Hajdini dhe babai i tij: Na rrahu njëri na bëri peshk

Dhunohet Genard Hajdini dhe babai i tij: Na rrahu njëri na bëri peshk

Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Personazhi i famshëm e rrjeteve sociale, Genard Hajdini ka qenë së bashku me babain në lokal kur u goditën me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar. Ai dhe babai u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim për goditjet në fytyrë. Gjendja e tyre nuk ishte në rrezik për jetën. “Na rrafi njëri na bëri peshk fare, ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti se i ra babës me...