Dhuna policore ndaj protestës studentore, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike!
Partitë Demokrate Europiane kanë reaguar pas dhunës dhe përplasjeve të raportuara gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për atë që po ndodh në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Demokratët Europianë e cilësuan shqetësuese pamjet e publikuara nga protesta, duke veçuar edhe rastin e një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili u transportua nga efektivët e policisë. “Pamjet dhe videot që vijnë nga Tirana janë thellësisht shqetësuese. Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili po transportohej nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në kryeqytet ngrenë çështje jashtëzakonisht serioze”, thuhet...
Burimi:
gijotina.com