Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhuna në qendrën e numërimit në Yrshek, Celibashi përjashton të gjithë vëzhguesit në Kashar
👁11873
Pas incidentit të rëndë të ndodhur në qendrën e numërimit në Yrshek, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Ornaldo Rakipi, ka dhunuar kreun e KZAZ-së, Remzi Mehmeti, ka reaguar menjëherë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në një masë të menjëhershme, Celibashi ka urdhëruar përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në njësinë administrative Kashar. Përmes një shkrese zyrtare, është kërkuar revokimi i akreditimit të të gjithë vëzhguesve në këtë zonë, si masë për të garantuar vijimin e procesit zgjedhor në mënyrë të qetë dhe të rregullt.