Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish pranë Kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre. Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia ka shoqëruar tre persona. Në këtë zonë është krijuar një situatë kaotike për shkak të numrit të lartë të protestuesve dhe gurëve të hedhur prej tyre, ndërsa policia ka ndërhyrë intensivisht për të shoqëruar personat e përfshirë në incidente. Shoqërime të protestuesve janë kryer edhe pranë Rrugës së Elbasanit.