DHUNA NE PROTESTE, 1 SHEF DHE 6 POLICE TE PEZULLUAR
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për rastet e dyshuara të shkeljeve ligjore nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera. Deri më tani, 6 efektivë dhe një shef Rendi janë pezulluar nga detyra pas dy incidenteve të regjistruara më 13 dhe 16 tetor. AMP ka bërë të ditur se po shqyrton çdo rast të dyshuar për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e Policisë. Përveç pranisë së strukturave të saj në terren, agjencia ka administruar edhe pamje filmike të transmetuara nga mediat dhe të publikuara në media sociale. Sipas AMP-së, materialet do t’i nënshtrohen analizës për të sqaruar rrethanat e incidenteve dhe për të përcaktuar përgjegjësitë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Rasti i parë lidhet...
Burimi:
ntv.al