Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit
Protestat e fundit në Tiranë dhe jo vetëm, kanë nxitur debate publike mbi qasjen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, përdorimin e forcës, nëse është ose jo proporcionale, mosidentifkimi me numrin përkatës si dhe trajtimi i personave të shoqëruar në komisariate, një pjesë prej të cilëve të mitur. Së fundmi një shkresë zyrtare ka mbërritur në të gjitha komisariatet e Tiranës e firmosur nga zv.drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Edmond Meshini ku u kërkohet efektivëve zbatimi me korrektësi i detyrimeve të parashikuara sipas ligjit, më specifikisht trajtimi më u kujdesshëm i të miturve. Konkretisht, të gjithë punonjësit e policisë, duhet të jenë të pajisur me numër identifikues, ashtu dhe automjetet që përdoren për operacione. Të miturit të shoqërohen në ambiente të veçanta...
Burimi:
javanews.al