Dhuna ndaj protestuesve, Vatnikaj nga Komisariati Nr. 1: Policia e nisi pa asnjë shkak. SPAK të hetojë…
Nga ambientet e Komisariatit Nr. 1, ku po mbahen disa prej protestuesve të arrestuar, aktivistja dhe organizatorja e protestës, Sidorela Vatnikaj, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës. Në një prononcim për Syri TV, Vatnikaj deklaroi se përplasjet dhe përdorimi i dhunës kanë nisur, sipas saj, nga policia dhe pa asnjë shkak. Ajo u shpreh gjithashtu kritike ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se SPAK-u duhet të kishte marrë në hetim kryeministrin Edi Rama lidhur me ato që ajo i cilëson si afera korruptive. “Drejtësia e re, SPAK, duhet të kishte marrë në hetim Edi Ramën për të gjitha aferat korruptive”, deklaroi Vatnikaj. Më tej, aktivistja shprehu vendosmërinë e qytetarëve për të vijuar mbështetjen ndaj protestuesve të arrestuar. Sipas saj, protestat në ditët në...
Burimi:
syri.net