Dhuna mes protestuesve dhe efektivëve, Edi Rama dhe Skënder Hita kallëzohen në SPAK

Dhuna mes protestuesve dhe efektivëve, Edi Rama dhe Skënder Hita kallëzohen në SPAK

Brizida Gjikondi TIRANË-Juristja Brizida Gjikondi, së bashku me një grup aktivistësh, ka depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Kallëzimi lidhet me dhunën e kryer nga policia ndaj protestuesve. Sipas kallëzimit, ka pasur tejkalim të kompetencave nga forcat e rendit. Gjikondi dhe aktivistët kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet nga organi i posaçëm i drejtësisë. "Kemi depozituar pranë SPAK-ut një kallëzim penal kundër shtetasit Edvin Rama që është kryeministër në detyrë në Shqipëri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita. Ky kallëzim konsiston në kryerjen e veprës së gjenocidit, të shpërdorimit të detyrës, të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Kjo ka të bëjë totalisht me...