Dhuna dhe kaosi në protestë, ministri Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët, të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, u është drejtuar me një mesazh prindërve pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytete të vendit. Në reagimin e tij, Gonxhja u bën thirrje prindërve që të flasin me fëmijët dhe t’u tregojnë atyre se muzetë, historia dhe kultura nuk janë pjesë e një qeverie apo partie. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të dhunohet nga duart e fëmijëve të saj. Reagimi i Gonxhes: “Të dashur prindër, Pamjet që po shohim duan reagimin tuaj! Mes turmës, të mitur e adoleshentë po dëmtojnë pasuri publike, institucione kulturore e trashëgimi historike, muze, teatro, biblioteka, objekte kulti Si fëmijë, përgjegjësia fillon nga familja. Flisni me ta. Për t’u kujtuar një kufi që nuk duhet kapërcyer: Asnjë...
Burimi:
javanews.al