‘Dhoma gazi për shqiptarët’/ Thirrje skandaloze në prani të krerëve të shtetit në RMV

‘Dhoma gazi për shqiptarët’/ Thirrje skandaloze në prani të krerëve të shtetit në RMV

Një incident i rëndë me tone nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve ka ndodhur gjatë ndeshjes së parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar të shtunën në qytetin e Kumanovës. Në prani të drejtuesve më të lartë të shtetit – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç – një pjesë e tifozëve në tribunë lëshuan thirrje të hapura anti-shqiptare, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet. “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër” – ishte një...