Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhoma e Përfaqësuesve thërret në gjyq Bill dhe Hillary Clinton për çështjen Epstein
Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i udhëhequr nga republikani James Comer, ka thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë qeveritarë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu Departamentit të Drejtësisë të gjitha dokumentet përkatëse mbi Jeffrey Epstein deri më 19 gusht. Komiteti gjithashtu kërkon të detyrojë personat e mëposhtëm të dëshmojnë: ish-Prokurorët e Përgjithshëm Loretta Lynch, Eric Holder, Meryl Garland, William Barr, Jeff Sessions dhe Alberto Gonzalez, si dhe ish-drejtorin e FBI-së Robert Mueller. Konfliktet politike dhe presionet për transparencë Sipas Axios, ky veprim është një sfidë e drejtpërdrejtë për udhëheqjen republikane në Kongres, pasi komiteti po kërkon të gjitha dokumentet që lidhen me çështjen Epstein, pas njoftimit të fundit nga Departamenti i Drejtësisë se...