Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dhoma e Avokatisë në Berat kundër Draft-Kodit Penal: Rrezikon profesionet e lira
Dhoma e Avokatisë Berat ka reaguar ashpër ndaj Draft-Kodit të ri Penal, i cili po shqyrtohet aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Dhomës, Avokati Erion Ismailaj, paralajmëroi se ky projektligj rrezikon seriozisht profesionet e lira, duke përfshirë avokatët, kontabilistët dhe përkthyesit. Sipas tij, drafti kriminalizon pagesat profesionale, duke cënuar jo vetëm të ardhurat legjitime të këtyre profesioneve, por edhe pavarësinë dhe funksionin e tyre të lirë në shoqëri. “Ky ligj nuk garanton mbrojtjen e profesionistëve të pavarur, përkundrazi, i vendos ata në rrezik penal për ushtrimin normal të punës së tyre,” – u shpreh...