Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhoma Amerikane kërkon që Shqipëria të heqë e para tarifat me SHBA-në, për t’i hapur rrugë negociatave
Me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka propozuar heqjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA. Aktualisht, Shqipëria nuk gëzon një marrëveshje tregtare preferenciale me SHBA-në, siç është rasti me CEFTA-n apo Bashkimin Europian. Për këtë arsye, tarifat që aplikohen për importet amerikane variojnë nga 0 deri në 15%, në varësi të llojit të produktit dhe kodit tarifor. Për makineritë dhe pajisjet industriale, tarifa është zakonisht 0%, ndërsa për produkte ushqimore, tekstile apo mallra të tjera mund të arrijë deri në 15%. Përveç...