Dhoma Amerikane: Bizneset e turizmit nuk kanë ujë

Dhoma Amerikane: Bizneset e turizmit nuk kanë ujë

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dhënë një shuplakë të fortë propagandës së qeverisë për suksesin e madh turistik. Përmes një deklarate zyrtare, Dhoma deklaroi se bizneset e turizmit po përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, por edhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza. “Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave...
Burimi: Syri.net