Burimi:
Opinion.al

Dhjetëra viktima në qytetin ukrainas, Rubio për sulmin rus: Tragjike, kjo është arsyeja përse Trump synon t’i japë fund luftës
👁8661
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka reaguar për sulmin rus në qytetin ukrainas Sumy me dhjetëra viktima.Ai deklaroi se sulmi rus ndaj Sumy është një “kujtim tragjik” dhe një arsye pse Presidenti Trump dhe administrata e tij po i kushtojnë kaq shumë kohë dhe përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur paqen e qëndrueshme. Rubio shton se SHBA shpreh “ngushëllimet më të thella” për viktimat e sulmeve me raketa.