Burimi:
Vizionplus.tv

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos
👁11424
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet u kanë marrë jetën të paktën 33 njerëz në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Banorët e dëshpëruar po përpiqen të ikin nga përmbytjet duke ecur, duke notuar ose duke vozitur për të shpëtuar jetën. Qyteti është vendbanimi i 17 milionë njerëzve dhe ndodhet në lumin Kongo, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe shtrihet në të gjithë vendin. Përmbytjet janë të zakonshme, lumi kohët e fundit arriti nivelin e tij më të lartë në gjashtë dekada. Pjesë të kryeqytetit janë të prirura ndaj erozionit të tokës dhe vitet e...