Dhjetë vjet ma vonë, nji fotografi
Nga Rozafa Shpuza Ka fotografi që nuk i sheh veç me sy. I sheh me krejt çka ke përjetue ndër vite. Kjo asht njena prej tyne. Dhjetë vjet kanë kalue prej asaj dite në Viti të Kosovës, prej atij tubimi të madh fotografësh e të rinjsh që u mblodhën rreth nji pasioni të përbashkët: artit të bukur të fotografisë. Një ngjarje e veçantë për përmasat, risinë, cilësinë dhe, mbi të gjitha, për vlerën që pati në përcjelljen e këtij arti te brezi i ri. Sot, tue e pa këtë fotografi, më vjen mirë me mendue se sa shumë prej atyne fytyrave të reja kanë marrë udhën e tyne. Disa janë ba fotografë të mirënjohun, disa kanë hapë studiot e galeritë e veta, të tjerë kanë...
Burimi:
kultplus.com