No Image Available

Dhjetë shfaqje në shtatë net, festivali “Moisiu” e kthen Shkupin në qendër të teatrit shqiptar

Nga Nurembergu i drejtësisë te dilemat e Hamletit, nga pritja e Godosë te dashuria e Romeos dhe Xhulietës. Dhjetë shfaqje do të ngjiten në skenat e Teatrit Shqiptar në Shkup nga 16 deri më 22 nëntor, në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu”. Pas Tiranës dhe Prishtinës, Shkupi merr stafetën e festivalit që bashkon trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Presheva. Për shtatë net, skena e madhe dhe ajo e vogël e Teatrit Shqiptar do të sjellin histori për drejtësinë, dashurinë, lirinë dhe përballjet njerëzore. Festivali hapet më 16 nëntor, në orën 20.00, me shfaqjen “Drejtësi në Nurenberg” të Teatrit Kombëtar të Tiranës, me regji të Arben Kumbaros. Më 17 nëntor, publiku do të ndjekë dy shfaqje. Në orën 18.00, në...