Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dhërmi/ “Beach bari” gjobitet me 200 mijë lekë për muzikën e lartë
Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmiut është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve të policisë rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtë e lejuar ligjorë për ndotjen akustike. Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte normat e lejuara me ligj, çka çoi në vendosjen e një gjobe administrative për administratorin e lokalit, me inicialet E. P. Autoritetet...