Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri

Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy persona, një mjek dhe një infermier, për akuzat e “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës” pas dyshimeve për shkelje të protokolleve mjekësore në lidhje me lëshimin dhe dhënien e medikamentit “Metadon”. Hetimet e Prokurorisë së Fierit zbuluan se mjeku me iniciale L.B., një toksikolog, ka lëshuar një recetë për përdorimin e “Metadonit” për një person që pretendonte se ishte përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e duhura dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material. Po ashtu, infermieri me iniciale E.M., i cili punon në Sektorin e Shërbimit Parësor...
Burimi: Sot.com.al