Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dezinsektimi në zonat turistike, ministrja Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalëzit
Programi Kombëtar i Dezinsektimit është një nga masat kryesore që po ndiqet me rigorozitet për të garantuar ambient të sigurt dhe të pastër për parandalimin e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat. Për këtë qëllim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës. Ministrja Koçiu theksoi se procesi i dezinsektimit po vijon të kryhet nga veriu në jug, ku në bashkëpunim me ekspertët po bëhet edhe vlerësimi i zonave potencial për grumbullimin e larvave të...