Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Dezinformimi’, Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike
Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online. Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin Donald Trump në krye, e mbylli një komision të tillë në SHBA, me argumentin se është përdorur nga qeveria për të goditur opozitën dhe mbajtur nën kontroll median, një praktikë e cila u kopjua nga Shqipëria për ta implementuar në vendin tonë. Sipas Zhupës, pavarësisht...