Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme në Devoll pasi dyshohet se po transportonin kanabis. Në pranga janë vënë H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit. Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me kanabis. Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në shtëpnë e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të...