Devijon lëvizja drejt Rrugës së Kombit, shkak mbyllja e urës së Milotit, qarkullimi do bëhet nga Rubiku

Devijon lëvizja drejt Rrugës së Kombit, shkak mbyllja e urës së Milotit, qarkullimi do bëhet nga Rubiku

Qarkullimi drejt rrugës së Kombit do të bëhet nga Rubiku. Ura e Milotit është mbyllur pasi rrezikon shembjen dhe do të qëndrojë e tillë deri në ndërhyrje, për të rikthyer sigurinë në qarkullim. Objekti inxhinerik është inspektuar nga autoriteti rrugor si dhe një grup inxhinierësh të Universiteti të Tiranës, për të gjetur një zgjidhje për ndërhyrje emergjente, deri në ndërtimin e një ure të re. “Mbyllja e urës ishte e domosdoshme për të shmangur pasoja të rënda dhe janë marrë masa për devijimin e qarkullimit në itinerare alternative.“, tha shefi i qarkullimit rrugor, Lezhë, Vladimir Nikolli. Ura, me gjatësi prej...