Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “shenjtërinë” e një recete botërore

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “shenjtërinë” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep të globit, nga Koreja në Kanada, nga Japonia në Brazil, një grup italianësh të përkushtuar po udhëtojnë fshehurazi për të zbuluar një të vërtetë të vetme: çfarë është me të vërtetë një picë e vërtetë? Në një ditë përvëluese nën diellin e jugut të Italisë, fare pranë katakombeve të San Gennaros në Napoli, një grup kursantësh ndërkombëtarë janë mbledhur për një arsye të shenjtë, por jo fetare. Nga vende të ndryshme të botës, ata janë aspirantë pizzaioli (pjekës tradicionalë të picës italiane),...