Detajet/ Si iu vodhën gjigantit të kriptomonedhave Binance 6.3 miliardë dollarë brenda 20 minutash
Gjiganti i këmbimit të kriptomonedhave Binance ka bërë të ditur se ka nisur përpjekjet për rikuperimin e fondeve pas një sulmi masiv kibernetik, përmes të cilit dyshohet se janë vjedhur rreth 6.3 miliardë dollarë në asete dixhitale. Ky konsiderohet si një nga sulmet më të mëdha të këtij lloji në historinë e kriptomonedhave. Kompania bëri të ditur se, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm të industrisë së blockchain-it, ka arritur të identifikojë dhe të ngrijë rreth 3 miliardë dollarë nga asetet e prekura nga sulmi. Ndërkohë, mbetet e paqartë se ku ndodhen 3.3 miliardë dollarët e tjerë dhe nëse do të jetë e mundur rikuperimi i tyre. Sipas kompanisë amerikane të analizës së blockchain-it, TRM Labs, sulmi mund të jetë kryer nga njësia kibernetike e...
Burimi:
syri.net