Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Komisioni Europian ka publikuar këtë të mërkurë Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, ku krahas problematikave në funksionimin, evidenton edhe një sërë vlerësimesh pozitive për vendin. Në raport theksohet se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Europian në grupin e kapitujve të negociatave që lidhen me çështjet themelore, përfshirë drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. “Autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin e tyre të vendosur ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE si përparësia kryesore e vendit, me synimin për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ruajtja e ritmit do të kërkojë realizimin e shpejtë të reformave cilësore që lidhen me BE-në”, thuhet në dokument. Komisioni Europian vlerëson përparimin në reformën në drejtësi,...