Detajet/ Biznesmeni Vasil Bedinaj në konflikt për një “gol” në Radhimë për një tokë, në lojë edhe grupet kriminale

Detajet/ Biznesmeni Vasil Bedinaj në konflikt për një “gol” në Radhimë për një tokë, në lojë edhe grupet kriminale

Vasil Bedinaj VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar më herët nga ZËRI, ku biznesmeni Vasil Bedinaj u kërcënua me armë nga një grup prej rreth 10 personash. Burime për ZËRI bëjnë me dije se shkak i përplasjes është bërë një tokë ngjitur me hotelin Regina në pronësi të Vasil Bedinajt. Po të njëjtat burime raportojnë se pretendime për tokën në fjalë ka një grup kriminal në zonë.  Konkretisht 10 personat e armatosur me kallash, pjesë e të cilit raportohet të kenë qenë punonjës të 'Swat security' i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij, ku e kanë kërcënuar lidhur me tokën. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Gjatë largimit me...