DETAJE / Zbulohet skema: Eksportonin çipet drejt Kinës nën hundën e SHBA, arrestohen dy kinezë

DETAJE / Zbulohet skema: Eksportonin çipet drejt Kinës nën hundën e SHBA, arrestohen dy kinezë

Dy nënshtetas kinezë janë arrestuar dhe akuzuar për transport të paligjshëm të çipeve të Inteligjencës Artificiale drejt Kinës, me vlerë miliona dollarë, ka deklaruar Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) të martën. Sipas DOJ, gjatë tre viteve të fundit, ALX Solutions, një kompani që drejtohej nga Chuan Geng dhe Shiwei Yang, eksportonte çipa nga SHBA drejt Kinës pa licencat e nevojshme. Në dokumentet e gjykatës, raporton BBC, dërgesat përfshinin njësitë H100 të Nvidia që janë kthyer në një pikë kyçe në kontrollet e eksportit në SHBA për të ndaluar Kinën që të blejë teknologjinë inovatore. Rasti tregon se vjedhja e çipeve “nuk është i pari”, tha një zëdhënëse e Nvidia. Nvidia u shet produkteve partnerëve të mirënjohur që sigurohen se të gjitha shitjet përputhen me rregullat e kontrollit...