Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE / Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Ai u vetëdorëzua të autoritetet policore, pasi këto të fundit kishin rrethuar zonën me qëllim kapjen e tij. Kujtojmë se nga ngjarja mbetën të plagosur me armë zjarri burrë e grua, S. Disha dhe N. Disha. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën. E lënduar nga ngjarja mbeti edhe vajza e çiftit në fjalë. Ndërkohë, sa i përket konfliktit, shkak për ngjarjen dyshohet se u bë qeni i familjes Disha.