Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Detaje të rënda nga ngjarja në Mat, 23-vjeçari dyshohet se u mor peng pranë banesës dhe u mbyt gjatë rrugës! E hodhën në liqen bashkë me makinën
Detaje të rënda mësohen nga ngjarja në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Sipas gazetarit të Vizion Plus, Dritan Kurti dyshohet se 23-vjeçari është marrë peng afër banesës dhe është mbytur gjatë rrugës. Në Shkopet autori/autorët e kanë hedhur bashkë me makinën në liqen. I riu ishte denoncuar i zhdukur në polici nga babai i tij mbrëmjen e djeshme. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit. Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë...