Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes
Detaje të reja nga hetimet për incidentin e ndodhur muajin e kaluar me një avion të Air India kanë hedhur dritë mbi një veprim të pazakontë nga ana e komandantit të fluturimit. Sipas Wall Street Journal, i cili citon burime të afërta me hetuesit amerikanë, kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ka fikur ndërprerësit që kontrollojnë furnizimin me karburant të motorëve vetëm tre sekonda pas ngritjes nga pista. Informacioni vjen nga analizat paraprake të regjistrimeve të marra nga kutia e zezë e avionit Boeing 787 Dreamliner, që ishte në fluturimin e Air India gjatë incidentit. Sipas Corriere della Sera, në momentin...