Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Detaje të reja/ Pasi u godit me thikë e kaçavidë, djali i biznesmenit në Greqi shpëton nga torturuesit e tij (Pamjet)
👁10972
Momenti dramatik kur djali arratiset nga rrëmbyesit e tij, i rrëmbimit të djalit të një biznesmeni grek është dokumentuar në një video të publikuar nga mediat helene. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në zonën e Hymettus, kur i riu, i mbajtur peng dhe i dhunuar me thikë e kaçavidë, gjeti rastin të shpëtonte. Pavarësisht dhimbjeve dhe rraskapitjes, ai përfitoi nga një çast pakujdesie për të hapur derën e një makine të bardhë, ku mbahej i mbyllur, dhe ia doli të largohej me vrap, duke kërkuar ndihmë nga një mik. Kjo pamje prekëse shton më tej dimensionin tronditës të çështjes...