DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e vetmja që nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, mëson BalkanWeb. Mungesa e saj vjen pak ditë pasi Spiropali iu drejtua me një letër të hapur kreut të qeverisë, përmes së cilës i kërkoi një zgjidhje politike për krizën e krijuar pas nisjes së revoltës studentore, si dhe hapjen e rrugës për kapërcimin e kësaj situate. Në mesazhin e saj, Spiropali i bëri thirrje Ramës të mos fshihej pas shumicës parlamentare, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe reflektim përballë zhvillimeve në vend. Sot, ndërsa Rama ka mbledhur deputetët socialistë, Spiropali nuk ka qenë e pranishme, në një zhvillim ky që vjen pas qëndrimit të saj...