Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
DETAJE/ Plagosje me thikë në Durrës
👁13142
Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 16 të qytetit. Bëhet me dije se personi që ka mbetur i plagosur ishte i dehur dhe pronarja e lokalit e ka nxjerrë jashtë. Në momentin që e ka nxjerrë jashtë nga ambientet e lokalit, një person që ka ardhur nga krahu tjetër i rrugës e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Durrësit...