Detaje nga vjedhja e bankës në Tiranë: Autori kërcënoi arkëtaren e rojen dhe u largua me…
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Mësohet se autori ka hyrë i maskuar në bankë dhe ka kërcënuar me armë arkëtaren, e cila më pas i ka dhënë paratë. Pasi ka marrë paratë, ai i ka drejtuar armën rojes te dera, për ta bllokuar që të mos bënte lëvizje. Pasi ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit “Dinamo”. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Burimi:
kohajone.com