Detaje nga konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje nga konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka qenë pjesë e konfliktit. Ajo është një grua e cila është ndodhur rastësisht në vendngjarje. Sipas informacioneve paraparake, e plagosura është shitëse ambulante, ndërkohë që të gjithë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.
Burimi: Javanews.al