Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës

Detaje nga hetimi i SPAK: Ja skema e pastrimit të parave e Ajola Xoxës

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e SPAK-ut në lidhje me një skemë të dyshuar pastrimi parash, ku përfshihet Ajola Xoxa. Sipas skemës së zbërthyer nga SPAK, Xoxa i jepte blerësve para cash në mënyrë të fshehtë, të cilat më pas i riktheheshin në formë të ligjshme përmes transfertave bankare, duke krijuar kështu iluzionin e një transaksioni të rregullt. Pas ndarjes nga jeta të të atit në shkurt të vitit 2019, Ajola trashëgoi një sërë pronash. Njëra prej tyre ishte një ambient në pronësi të shoqërisë “Botime Enciklopedike” pranë zonës së ish-21 Dhjetorit në Tiranë. Ajo ia shiti këtë...