DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

Vatrat e zjarrit kanë rrezikuar banesat dhe jetët njerëzore në fshatrat e Delvinës. Një situatë e jashtëzakonshme në kufijtë e apokaliptikes mund të cilësohet situata pasditen dhe mbrëmjen së premtes në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Palavli, e Vergo të Delvinës. Për shkak se zjarri ishte thuajse jashtë kontrollit fshatrat Palavli dhe Vergo u evakuuan për të garantuar jetën e banorëve. Në zonë, forca të shumta të zjarrfikësve, pushtetit lokal, vullnetarëve dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përpjekur të mbajnë nën kontroll situatën. Ndërsa banorët përjetuan ndoshta momentet më të vështira që kishin kaluar ndonjëherë. Sakaq vatra të...