Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
DETAJE/ Doreza gjysmë e djegur, çelëso për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi
👁8657
Një dorezë e djegur pjesërisht, e gjetur pranë një tuneli në zonën e Kombinatit, është bërë prova më e fortë që po orienton hetimet drejt identifikimit të autorit të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua më 12 janar pranë banesës së tij në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Autori, që u largua me një motor dhe më pas e dogji atë për të zhdukur gjurmët, kishte përdorur doreza, duke shmangur çdo gjurmë gishtash. Megjithatë, në njërën prej dorezave të mbetura në vendngjarje, hetuesit gjetën material biologjik që ka bërë të mundur përftimin e një profili...