Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
DETAJE / 12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra
Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1 ton mallra dhe kanë inspektuar 209 subjekte. Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky është vetëm fillimi, pasi aksioni do të vijojë për të garantuar treg të formalizuar, produkte të sigurta dhe mbrojtje për fermerët e ndershëm.