Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë
Ngjyrat nuk janë thjesht një element estetik; ato krijojnë gjallëri, frymëzim dhe një ndjesi të veçantë në çdo cep të botës. E ndërsa qytetet me ngjyra neutrale mund të kenë sharmin e tyre, si ndërtesat art-deco në Londër, është e pamohueshme që një shpërthim ngjyrash e sjell në jetë çdo peizazh.Pikërisht këtë ka synuar të vërtetojë edhe një analizë e re nga studio krijuese Berlew, e cila ka renditur 125 prej destinacioneve më të njohura turistike sipas asaj që ata e quajnë “diversitet kromatik” dhe “intensitet ngjyrash”.Përmes teknologjisë së vizionit kompjuterik, janë analizuar imazhe me rezolucion të lartë të shkrepura...