Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, përpjekjet për një marrëveshje politike ende pa asnjë rezultat
👁4401
Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, situata politike në Kosovë mbetet në udhqkryq. Seanca e 13 rradhazi për konstituimin e Kuvendit që u mbajt këtë të premte dështoi me të gjitha palët që vijojnë me qëndrimet e tyre të pandryshuara. Sikurse në seancat e fundit, edhe këtë herë kryesuesi i seancës Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes. Lëvizja Vetëvendosje bën me faj opozitën për bllokimin e procesit. Ndërsa...